Në Gjykatën e Fierit, është paraqitur sot Fredi Beleri për kërkesën e lirimit me kusht.
Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 Korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.
Edhe sot, Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e Fierit për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari ishte Alfred Konomi. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 31 Korrik.
Klan News