Manchester United u bëri rivalëve të Manchester City një kërkesë të pazakontë! Përfaqësuesit e klubit u kërkuan kundërshtarëve të qytetit nëse dy futbollistët e tyre Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo të mund të udhëtonin me avionin e tyre në ceremoninë e Topit të Artë. Nga Citysens janë tetë futbollistë të nominuar.

Daily Mail raporton se drejtuesit e Sitit kanë rezervuar një avion privat për të dërguar delegacionin e tyre në event dhe nga ‘Djajtë e kuq’ u pyet nëse kishte dy vende të lira. Por përgjigjja ishte negative!

Prej muajsh aksioneri i ri Xhim Retklif ka nisur një fushatë për uljen e kostove në klub, e duket se nisma e tij ka shkuar shumë larg. Duket se ideja për të dërguar me avion privat dy futbollistë në këtë situatë, nuk do të shikohej me sy të mirë.

Ruben Dias, Phil Foden, Erling Haaland dhe Rodri janë të gjithë në garë për trofeun nga ekipi i meshkujve te Siti, ndërsa te skuadra e femrave janë nominuar Yui Hasegaua, Lauren Hemp dhe Khadija Shou.

Për trofeun Kopa, për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç, është nominuar anësori brazilian i Cityt, Savinho, së bashku me 2 lojtarët e “Djajve të kuq”, Garnacho dhe Mainoo. Ceremonia e “Topit të artë” do të zhvillohet më 28 Tetor në Francë.

Favoritë për ta fituar titullin e futbollistit më të mirë të botës janë ylli i Realit, Vinicius Jr dhe ai I Sitit Rodri.

Klan News