Lajme Arkiva 2003
KESH do të dëmshpërblejë konsumatorët në rast të incidenteve elektrike që shkaktohen për faj të korporatës. Brenda tetorit të gjithë konsumatorët do të pajisen me një kontratë të re që parashikon edhe këtë rast.
Andis Harasani: Në rast se vërtetohet se do të ketë probleme për konsumatorët të shkaktuar nga energjia elektrike për faj të KESH-it, jo për faj të instalimeve por për faj të KESH-it, atëherë KESH-i do të dëmshpërblej këta konsumatorë. Po ashtu do të përcaktohen qartë se ku bëhet pagesa, cilat janë detyrimet e KESH-it në rast të ndërprerjes së energjisë”.
Gjendja energjetikë është përkeqësuar për shkak të thatësirës, për këtë arsye KESH ka rritur importet. Drejtori Harasani garanton se nuk do të ketë shtesë të kufizimeve të energjisë elektrikë në asnjë qytet.
Andis Harasani: Kemi rreth 9 muaj që nuk bie shi, jemi munduar që të rezervojmë këto rezerva duke rritur importin, në mënyrë që të mbajmë edhe kufizimet stabël siç kanë qenë më parë të mos i rrisim kufizimet.
Parashikohet se për 6 mujorin e dytë të vitit të importohen 600 milionë kilovat orë energji elektrike./tvklan.al