Lajme Arkiva 2003

KESH ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike të sistemit kryesor të ndriçimit publik të Tiranës. Që mbrëmjen e të martës ka nisur ndërprerja e energjisë elektrike në bulevardin dëshmorët e kombit ndërkohë që sot nuk janë kursyer edhe bulevardi Zogu i Parë, Rruga e Durrësit, dy anët e bulevardit Zhan Dark, që nga Brryli deri te rruga Vasil Shanto.

Bashkia rezulton si pas KESH-it debitore në shumën 25 milionë lekë për ndriçimin. Borxh ky i akumuluar që prej vitit 1996.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp KESH njofton se koorporata elektro-energjetike nuk përjashton asnjë debitor nga ndëshkimet si dhe kishte paralajmëruar Bashkinë e Tiranës për borxhin e akumuluar.

KESH justifikon ndërprerjen e energjisë elektrike në ndriçimin e kryeqytetit dhe me insistimin që ka ajo për përmbushjen e standardeve të kërkuara nga donatorët e huaj për financime të mundshme në KESH.

KESH nuk sqaron nëse kjo masë ka limit kohor duke patur parasysh se ajo do të rëndojë mbi të gjitha në qarkullimin e qytetarëve në orët e mbrëmjes./tvklan.al