Këshilli Kombëtar i PD-së është mbledhur sot pasdite, por pa praninë e gazetarëve. Vetë kryetari blu ka sqaruar gazetarët duke u shprehur se kjo bëhet për të përcaktuar më shpejt emrat e 100 kandidatëve për deputet sipas koalicionit qeveritar.
“Pres sa më shpejt të njohura kandidaturat për deputet të koaliconit qeveritar.”
Mbledhja e Këshillit Kombëtar ishin planifikuar për sot paradite, por debatet e ashpra mes demokratëve dhe aleatëve në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë e cila ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, e kanë shtyrë atë. Berisha ka deklaruar në mesditë se kandidatët përfundimisht do të shpallen nesër, pas një konsultimi me aleatët.
“Një mbledhje e këshillit kombëtar do të ndodhë në orën 17:00. Një takim nga aleatët e koalicionit do të bëhet pas Këshillit Kombëtar dhe pastaj unë do ju jap juve të gjithë informacionin. Jo si ata që i mbajnë të fshehur. Ata i mbajnë të fshehur të mbrojnë zonat çdo ditë. Listën e kam në dorë, por lista po ndryshon çdo orë. Unë mund të them se Angjeli ka ndërruar deri tani 3 zona. Preç Zogaj dhe Neritan Cekaj janë udhëheqës të Partisë Aleanca Demokratike dhe PD nuk bën asnjë akt të tillë që të synojë të përçajë. Në gjë është e sigurtë që PD mbetet e hapur për Aleancën Demokratike dhe për Partinë e të Drejtave të Njeriut në momentin kur ato vendosin që të krijojnë një koalicion me forcat e qendrës dhe qendrës së djathtë për të ecur drejt fitores.”/tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego