Mungesa e transparencës për të ardhurat vjetore të 2008 ka qenë argument me të cilin këshilltarët e djathtë në këshillin bashkiak të Durrësit kanë rrëzuar me 20 vota projektbuxhetin vitit 2009.
Seit Kërtusha: “Kemi detyrim ligjor që përpara se të miratojmë buxhetin e 2009, ne do të miratojmë nivelin e shpenzimeve të realizimit të buxhetit të vitit 2008 dhe ne e dimë me dy pika, Çela dhe …Çelës që ka përgatitur për buxhetin e vitit 2009, OK natyrisht që vjen vërtetohen dhe niveli i realizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve për pjesën e buxhetit 2008.”
Këshilltarët socialist dhe ata të LSI-së kundërshtuan shtyrjen e projektbuxhetit të vitit 2009 duke thënë se në votimin e tij nuk ishte rishqyrtimi i analizës vjetore të vitit të shkuar. Sipas tyre me këtë qëndrim demokratët duan të pengojnë punën bashkisë.
Vangjush Dako: “Ato nuk e morën në shqyrtim fare dhe u larguan nga mbledhja sepse nuk kishin argument për të thënë që ky buxhet është për tu miratuar apo jo.”
Këshilli bashkiak do të mblidhet sërish këtë javë për të shqyrtuar buxhetin e vitit 2009, por pritet që këshilltarët demokratë të votojnë sërish kundër nëse nuk do të bëhet analiza e shpenzimeve të vitit 2008./tvklan.al
Gazetare: Enkelejda Arapi