Kina do të heqë sistemin e dënimit për prostitucionin që lejonte policinë që të mbante punëtoret e seksit dhe klientët e tyre të arrestuar për dy vjet në ato që quheshin qendra edukimi.

Të ndaluarit bënin punë të detyrueshme dhe supozohej se bënin lodra ose gjëra për shtëpi. Sistemi i dënimit do të mbyllet sot, më 29 Dhjetor. Ata që janë të ndaluar do të lirohen sipas medias shtetërore kineze, Xinhua.

Megjithatë, prostitucioni mbetet i paligjshëm në Kinë. Sipas mediave do të ketë dënime që shkojnë deri në 15 ditë burg dhe gjoba deri në mbi 500 Paund.

Sipas medias shtetërore “sistemi i kujdestarisë dhe edukimit” ka ndihmuar që të mbahet një atmosferë e mirë sociale dhe rregull publik qëkur u prezantua 20 vjet më parë. Por shtonte se me kalimin e kohës, sistemi është bërë gjithnjë e më i papërshtatshëm.

Sipas një studimi të bërë disa vite më parë është zbuluar se sistemi nuk ishte më efektiv. Të ndaluarat shpeheshin që nuk ishin në gjendje të mësonin diçka të re gjatë dënimit dhe sapo dilnin i riktheheshin sërish prostitucionit. Ndërkohë një raport tjetër zbuloi se punëtoret e seksit rriheshin nga policia për t’i detyruar që të rrëfeheshin./tvklan.al