Kina po zhvillon stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, si një paralajmërim kundrejt atyre që kërkojnë pavarësi për ishullin.

Stërvitjet, të quajtura Joint Sword-2024B, shihen si reagim ndaj një fjalimi të presidentit tajvanez William Lai javën e kaluar.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka dënuar këtë veprim duke e quajtur si provokim dhe shprehu gatishmërinë për t’u mbrojtur.

Anijet dhe avionët kinezë janë pozicionuar në afërsi të Tajvanit nga drejtime të ndryshme duke bllokuar portet dhe zonat kryesore. Me stërvitjen Kina po i dërgon një mesazh presidentit të Tajvanit, William Lai, se lëvizjet drejt “pavarësisë së Tajvanit” janë një betejë e humbur.

Ndërsa Presidenti i Tajvanit, William Lai ka deklaruar se stërvitjet kineze kanë synim të prishin paqen dhe stabilitetin rajonal. Sipas tij qeveria do të mbrojë sistemin demokratik të Tajvanit dhe sigurinë kombëtare përballë kërcënimeve të jashtme.

Klan News