“Daily Love Story”, një mini-show i cili pason gjithçka që nuk shihet dhe nuk është thënë të hënën në skenën e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka nisur transmetimin e puntatës së dytë, në kanalin zyrtar të TV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus.
Xhesi Muçaj, gazetarja e “DLS”, ka marrë disa mendime e kritika të konkurrenteve, për vajzat e tjera të “Love Story”, teksa nuk kanë munguar edhe opinionet për protagonistin e këtij ‘reality dating show’, Saimirit.
E pyetur për eleminimin, Vivien është shprehur se pati frikë dhe shumë emocione.
“Faktikisht kisha shumë emocione. Por mendoj që shkoi mire. Pasi të dal nga këtu do marr vesh shumë gjëra. Kisha frik nga eleminimi dhe doja ta shikoja Saimirin në sy derisa e mora. Diçka duhet të bëja”, tha bukuroshja e Love Story.
Ndërkohë, sa i përket puthjes në natën e parë, Vivien ka pohuar se ka qenë diçka e menduar por shprehet se u ndje shumë mirë.
“Ajo gjëja e menduar është e vërtetë, por unë u ndjeva shumë mirë dhe kjo ka rëndësi”, ka deklaruar ajo.
Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al