Sot në programin “Për drekë me mua”, konkurrentët kanë drekuar në shtëpinë e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës.

Për ato por edhe për teleshikuesit, aftësitë e këngëtares simpatike në kuzhinë ishin një surprizë, pasi ajo ia doli me shumë sukses në të gjitha pjatat.

Nuk kanë munguar edhe disa detaje rreth dasmës të çiftit të showbiz-it që u bë verën e vitit kaluar. Blerina Bombaj Troci e pyet Orindën se cila dhuratë e dasmës i ka pëlqyer më shumë.

“Lugët dhe pirunjtë sepse nuk m’u desh të blija sete nga e para. Ishte një set shumë i madh që më duhej. Gotat. Ne e thamë troç duam lek”!

“Turjani e tha hapur, shtëpinë e kemi të re, i kemi blerë gjërat, kështu që më mirë cash”.

/tvklan.al