12 kandidatë për kryetar gjykatash në shkallë vendi nuk e kanë pasur aspak të lehtë të kërkojë emërimin e tyre në postet më të larta drejtuese, ku janë përballur me pyetjet më të vështira gjatë gjithë karrierës së tyre. Nga një grupim që vjen në mbrojte të interesave të gjyqtarëve, KLD është kthyer sot në një sallë gjyqi për ta.
Presidenti dhe njëkohësisht kryetari i KLD-së e ka hapur këtë konkurrim me një mesazh të qartë që nis me reformën në drejtësi.
Bamir Topi: “Reforma në drejtësi është jo vetëm reformim i të drejtës së shkuar, por edhe e kapaciteteve njerëzore që e zbatojë atë.”
Bazuar dhe në informacionet private se gjyqtarët përvetësojnë shumë pasuri, anëtarë të këtij këshilli kanë kërkuar t’i ballafaqojnë ato para se të japin votë për ushtrimin e detyrës.
“Përgjigje definitive nga një gjyqësorë i pavarur nëse ka pasur gjenocid, pra krime të rënda mbi këtë popull apo jo. Në qoftë s po, kush e ka bërë. Pyetja e dytë, a ka pas vitit 90 korrupsion të madh apo jo, në qoftë se po, kush e ka bërë dhe këtë kush e ka bërë? Të kujt janë vilat në Golem, në Dardhë të Korçës, në Shëngjin, në Lezhë, në kodrat e Tiranës?”
Të parët që janë përballur me gjyqin e KLD-së kanë qenë 3 kandidat për kryetar në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë. Tre kandidatët premtuan transparencë, ruajtje të sekretit gjyqësorë si dhe krijimin e klubit të gazetarëve që mbulojnë çështjet gjyqësore.
Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, e ka dëshmuar edhe një herë që vazhdon të mbetet kritik ndaj gjyqtarëve sidomos kur flitet për çështjen e korrupsionit në radhët e tyre.
Enkelejd Alibeaj: “Tre mjete, tre instrumeta që do të përdorte secili nga ju nëse do të përzgjidhej si kryetar për të ulur të paktën minimalisht perceptimin e korrupsionit ndaj gjyqësorit.”
Dritan Hallunaj: “Pra aksesi i medias, seancat sa më publike, trajtimi me transparencë i fondeve, planifikimin e gjyqtarëve për masat e sigurimit.”
“Marrëdhëniet me inspktoriatin e ministrisë së Drejtësisë apo këshillit të lartë të drejtësisë për çdo shkelje që vihet re në drejtimin e gjykatës, pra marrëdhënia me këta është një pengesë tjetër për shmangien e korrupsionit.”
Sandër Simoni: “Kjo strategji duhet bazuar në parandalimin e një fenomeni të mundshëm, pro kryesisht të bazuar në një strategji integriteti të institucionit dhe unë e kam mbështetur në 25 çështje.”
Në garë janë dhe 4 gjyqtarë të Vlorës, 2 të Sarandës dhe 1 kandidat për gjykatën e Dibrës./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani