Jurgen Klopp kthehet të merret me futboll, por jo si trajner. Ai do të jetë përgjegjës global për ekipet zotëruara nga Red Bull. Puna e Klopp do të nisë prej 1 janarit dhe sipas gazetës gjermane Bild ka të bëjë me ndërtimin e strategjive, analizës apo këshillimit edhe për merkaton.

Në total janë 6 ekipe të shpërndara nëpër botë. Jurgen Klopp në kontratë sipas Sky Deutschland ka një pikë ku mund të heqë dorë nga detyra nëse Federata Gjermane e Futbollit do të jenë në kërkim të një trajneri.

Klopp u largua në maj nga Liverpool pas 9 vitesh ku fitoi disa trofe mes tyre Premier League dhe Champions League. Ai ka një karrierë mbi 20-vjeçare pasi ka qenë trajner edhe te Mainz dhe Borussia Dortmund.

Tv Klan