Liverpool është vetëm matematikisht në garë për titullin kampion në Angli. Skuadra e Jurgen Klopp fituan me poker golash 4-2 ndaj Tottenham dhe dy javë nga fundi shpreson ende tek triumfi në Premier League.
Mision tejet i vështirë duke parë që kanë mbetur të paktën edhe dy ndeshje dhe distanca me Arsenalin qëndron në 5 pikë. Hendek mjaft i madh duke parë që në dispozicion për të dy skuadrat kanë mbetur edhe 6 pikë në lojë. Shpresa e vetme që The Reds të fitojnë është nëse Arsenal humbet në dy ndeshjet, ndërsa Liverpool i fiton të sajat. Por në këtë mes është edhe Manchester City, tashmë një pikë më pas se Arsenal, por 3 ndeshje për të luajtur deri në fund.
Një skenar që prish jo pak llogaritë, pasi kampionët në fuqi të Anglisë duhet të dështojnë në të tre tkaimet për të marrë pikë, ndërsa Liverpoool të shpallet kampion gjithmonë duke fituar takimet e saj. Përballë londinezëve vendosën treshja Eljot, Salah dhe Gakpo autor të një goli e një asisti në këtë sfidë. Me këtë fitore, tashmë Liverpool blindon vendin e tretë, ndërsa Tottenhem mban gjalle ende shpresat për kualifikimin në Champions League.
Klan News