Jurgen Klopp do të ketë një pagesë prej sheiku në detyrën e drejtorit për futbollin ndërkombëtar te Red Bull.

Në Maj ai vendosi që të largohej nga Liverpuli, ku qëndroi për nëntë sezone dhe arriti me të kuqtë suksese të mëdha.

Nga 1 Janari, ai do të bëhet përgjegjësi për rrjetin ndërkombëtar të të gjitha klubeve të futbollit, të cilat janë në pronësi të kompanisë, duke përfshirë Leipzig, Salzburg dhe New York Red Bulls.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, gjermani do të përfitojë një rrogë vjetore nga 10 deri në 12 milionë Euro.

Por kjo pagesë është sërish më pak se sa ajo e marrë te Liverpuli, ku gjermani përfitonte 18 milionë Euro në një vit futbollistik.

Klop nuk e ka fshehur dëshirën e tij që në të ardhmen të marrë drejtimin e një kombëtareje. Edhe pse nuk ka një klauzolë në kontratë që ta lejojë atë të largohet, sërish mes të dyja palëve ka një marrëveshje verbale në bazë të së cilës, nëse 54-vjeçari dëshiron që të ikë, atëherë kompania nuk do ta pengojë atë.

Klopp ka një karrierë mbi 20-vjeçare, pasi përveç Liveprulit, ka qenë trajner edhe te Mainz dhe Borussia Dortmund.

Klan News