Një audit i kryer nga Kontrrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje të shumta në Zyrën e Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Berat. Në përfundim të tij janë kallëzuar në Prokurori, regjistruesi i kësaj Hipoteke, dy ish – regjistrues dhe 13 specialistë dhe ish – specialistë.
Kontrolli përshinte periudhën nga Janari i vitit 2013, deri në Dhjetor të vitit 2015. Në këto dy vite këta zyrtarë dyshohen se kanë kryer regjistrime të pasurive me sipërfaqe më tepër nga sa është përcaktuar në ligj, duke lëshuar çertifikata pronësie mbi këto pasuri. Ata kanë lejuar tjetërsimin e këtyre pasurive në 20 raste dhe kanë regjistruar mbi 43 mijë metra katror sipërfaqe tokë arë, pa patur aktin e marrjes së tokës në pronësi.
Një kontroll i ngjashëm për periudhën 2012-2015 u zhvillua edhe në Hipotekën e Kukësit. Edhe aty janë gjetur një sërë shkeljesh për shkak të të cilave KLSH ka bërë kallëzim penal në Prokurori për ish – regjistruesin, ish – hartografin dhe dy juristë. Ata kanë kanë kryer shpronësime për aeroportin e Kukësit në favor të 4 subjekteve private, me vlerë rreth 14,3 milionë lekë, pa patur titullin e pronësisë. Të gjithë zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre.
Tv Klan