Problemet me Fair Play Financiar duket se janë hedhur pas krahëve nga skuadrave angleze. Asnjë prej këtyre ekipeve nuk ka pasur shkelje të këtij rregulli përgjatë sezonit 2023-2024 fakt që reflektohet edhe nga Premier League.
Të gjitha klubet janë konsideruar në përputhje me rregullat pasi kanë dorëzuar llogaritë e tyre për sezonin e kaluar përpara afatit të 31 Dhjetorit. Sipas mediave, ajo që rrezikon ndoshta një sanksion është Leicester City, që mbetet në pritje të rezultatit të çështjes së tyre ligjore me Premier League. Dhelprat i shpëtuan zbritjes së pikëve vitin e kaluar.
Premier League nuk kishte juridiksion mbi klubin pas rënies së tyre në Championship në sezonin 2022-2023. Drejtuesit e kampionatit anglez kanë paraqitur një apel, i cili duhet të arrijë në përfundim përpara se të ngrihet ndonjë akuzë e re.
Rrjedhimisht, as kampionati dhe as klubi nuk do të bëjnë ndonjë koment të mëtejshëm në këtë fazë në lidhje me ndonjë aspekt të pajtueshmërisë së klubit me rregullat e FPF.
Everton dhe Nottingham Forest, të cilët kanë marrë më parë zbritje pikësh për shkeljet e kësaj rregulloreje janë në kushte komode, ndërsa Chelsea është në përputhje të rehatshme me ligjet financiare.
Klubet angleze lejohet të humbasin 105 milionë Euro gjatë një periudhe tre vjeçare, por çdo humbje mbi këtë shifër shkakton gjobë nga Premier League.
Klan News