Premier League shpenzoi rreth 60 milion Euro në veprimtarinë ligjore sezonin e kaluar, gjashtë herë më shumë se shuma që kishte buxhetuar.
Siç raporton gazeta The Times, kostoja e hetimeve dhe seancave të arbitrazhit që përfshijnë Manchester City, Chelsea, Everton, Nottingham Forest dhe Leicester City ka rritur shpenzimet shumë më tepër se 8 milionë Paund mbi parashikimin.
Ka pasur dy kosto të rëndësishme që përfshijnë City-n: përgatitjet për seancën dëgjimore lidhur me 115 shkeljet e tyre të dyshuara të rregullave angleze të Fair Play Financiar, të cilat filluan javën e kaluar, dhe një sfidë ligjore më vete nga klubi kundër rregullave mbi Transaksionet me pale të treta.
Hetimi i Chelsea ka të bëjë me pagesat e dyshuara të parregullta gjatë periudhës që Roman Abramovich ishte pronar, raportuar nga pronarët e rinj.
Everton dhe Nottingham Forest u akuzuan për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar. Shpenzime të tjera janë kryer për të ngritur akuza ndaj Leicester.
Tv Klan