Spektakli i talenteve X Factor Albania në Tv Klan arrin të përfshijë një shikueshmëri të gjerë, të të gjitha grupmoshave duke i ngërthyer përpara televizorit për të zbuluar ata që do të përfaqësojnë në të ardhmen muzikën shqiptare. Por për të kuptuar më mirë ‘sekretin’ e këtij formati, flasin dy anëtaret e jurisë, Arilena Ara dhe Soni Malaj. Kjo e fundit kujton edhe kohën kur Arilena ishte vetë një konkurrente e sot gjendet në rolin e anëtares së jurisë.
Nga ana tjetër, Arilena sjell ndërmend kujtimet dhe ndjesitë si konkurrente dhe konfirmon se skena e talenteve është një magji.
Alketa Vejsiu: Kush është magjia e këtij spektakli?
Arilena Ara: Sepse transformimi që u ndodh çdo konkurrenti nisur nga audicioni i parë te netët live është oskarian.
Soni Malaj: Jam me shpresën që do të ndryshojnë muzikën shqiptare.
Alketa Vejsiu: Ti Soni ke qenë anëtare jurie kur Arilena ka qenë konkurrente.
Soni Malaj: Jam shumë e lumtur që ne kemi përzgjedhur fitues si Arilena që i sjellin shumë artit shqiptar, që janë artistë të vërtetë, jo sepse është këtu sepse mund të ketë qenë ndër konkurrentet që unë më së shumti e kam kritikuar, unë kam një gjë kur të kritikoj shumë është sepse dua që të vazhdosh gjatë. Në qoftë se s’merrem me ty, do të thotë që vazhdo punën dhe…patjetër që misioni i X Factor është që të rikthejë vlerat e muzikës shqiptare dhe t’u afrohemi pikërisht atyre divave Nexhmije Pagarusha e Vaçe Zela sepse është deformuar.
Arilena Ara: Çfarë shohin njerëzit, përfshirë edhe mua kur kam ndjekur për herë të parë formatin e X Factor kur mbërriti në Shqipëri për të përmbyllur atë që the ti, është një ëndërr, është magji, është emocion surreal, është e vërtetë. Ajo që shikon nga televizori, ajo që ndodh në këtë skenë është magji./tvklan.al