Si u shkatërrua rrjeti i madh i prostitucionit në Greqi
Mediat greke kanë sjellë në dritë detaje të reja për një organizatë që merrej me shfrytëzim prostitucioni, por që u shkatërrua vitin e kaluar. Mësohet se ky rrjet ishte një ndër më të fuqishmit në shtetin helen me fitime që arrinin deri në 12 milionë Euro çdo vit. Organizata numëronte mbi 45 prostituta, të cilat arrinin deri në 5 takime në ditë me një pagesë minimale 180 Euro çdo orë.
50% të fitimeve i mbante kreu i organizatës. 20 euro të tjera jepeshin për taksistin që transportonte vajzat, ndërsa pjesa tjetër për ato që shfrytëzoheshin. Sipas informacione edhe policia lokale kishte pjesën e vet pasi nuk ngacmonte anëtarët e organizatës.
Policia arrestoi vitin e kaluar një vajzë. Ishte një prej agjentëve të infiltruar, i cili pasi u njoh me një prostitutë përmes një website organizoi një takim në Athinë. Ai pretendonte të ishte klient, por sapo i dha paratë vajzës e arrestoi. Në të njëjtën kohë ky operacion po zhvillohej në disa zona të tjera ku u arrestuan disa persona mes tyre edhe kreu i organizatës.
Ky i fundit ishte denoncuar nga një studente 17-vjeçare. Ajo pretendonte se tutori i kishte sugjeruar të punonte si modele. Fillimisht i kishte kërkuar fotografi nudo dhe se ato do hidheshin në internet pa ia treguar fytyrën. Ai i shpjegoi punën dhe mënyrën e pagesës. E reja kishte shkuar në shtëpinë që përdorej për të çuar klientët dhe kishte parë vajza të tjera që banonin atje, ndërkohë që ishte çuditur nga dekorimi. Aty ndodheshin dhoma gjumi me xhakuzi, mure të dekoruara me flori etj.
Ajo ishte detyruar të punonte nga e hëna në të premten pasditeve pasi në mëngjes ishte në punë. Kur kërkoi të largohej tutori nuk e la. Kështu që ajo e denoncoi në polici. Ai u arrestua dhe qëndroi për 3 muaj në qeli, por u lirua me kusht.
Sipas mediave greke edhe pas lirimit ai e nisi edhe njëherë mekanizmin e shfrytëzimit të prostitucionit. Ai krijoi një webssite të ri për takime të quajtur “Vajzat Magjike”.
Pas kësaj fshihet një zyrë shërbimi eskortash me femra shumica e të cilave janë me origjinë greke. Pas hulumtimit mediat kanë zbuluar se ato paguhen nga 190 euro në ditë deri në 3 000 Euro për një ditë të tërë.
Një prej vajzave të shfrytëzuara ka folur për Protothema-n dhe ka deklaruar se tutori i mashtronte vajzat duke u dhënë kokainë në mënyrë që t’i bënte të varura.
“Motoja e tij ishte kokainë falas për të gjithë. shumica e vajzave shantazhoheshin se nëse largoheshin do t;u dërgoheshin fotot nudo prindërve. Shumica prej tyre ishin vajza nga provincat dhe kishin frikë të reagonin”, ka treguar ajo. E shfrytëzuar ka treguar se vajzat jetonin sëbashku dhe nuk paguheshin.
“Kur mora vesh që kishte vajza nën moshë i thashë vetes që kjo nuk mund të vazhdojë më”, tregoi ajo. /tvklan.al