Historia e Shqipërisë në shekujt XIX e XX përveç se në libër tashmë gjendet e dokumentuar edhe në kartolina. Është një punë disa vjeçare e koleksionistit grek Panajotis Konjomihalis. Ai ka ruajtur thuajse të gjitha kartolinat që shkëmbenin babai nga shteti grek dhe motra e tij nga ai shqiptar pas vitit 44 dhe të gjitha i ka shfaqur për herë të parë në ekspozitën e titulluar “Shqipëria nga 1982” të çelur në muzeun kombëtar të kryeqytetit.
Lidhja e koleksionistit të apasionuar me Shqipërinë nuk qëndron vetëm në këto kartolina. Profesioni i tij mjek e ka afruar me tepër me shqiptarët në spitalin ku punon në Greqi.
Ai u ka ofruar ndihmë falas emigrantëve shqiptar, ndërsa në shumë zona të Shqipërisë ka shpërndarë ndihma për personat në nevojë dhe për këtë është dekoruar nga presidenti i republikës në vitin 2006.
Panajotis Konjomihalis: “Gjithçka që kam bërë për shqiptarët e konsideroj si detyrim dhe ju them se kam marrë më shumë nga ato që kam dhënë. Gëzimi i njerëzve që më kanë përqafuar, ky ka qenë shpërblimi i punës time.”
Në 40 vitet e tij si koleksionist Panajotis Konjomihalis ka çelur ekspozitat e tij në 15 vende të botës, ku është dekoruar me 15 medalje ari. Ndërsa në Shqipëri është hera e parë që ofron këtë imazh.
Koleksionisti ka edhe 150 punime prej guri dhe bronzi si dhe 350 libra për Shqipërinë nga vende dhe autorë të ndryshëm të botës të pa shfaqura më parë. Të cilat mendon ti ofrojë për publikun shqiptar mbase në një ekspozitë tjetër./tvklan.al