Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian Johanes Hahn përshëndeti vendimin e Partisë Demokratike për të votuar Reformën në Drejtësi.
Në disa postime në rrjetet sociale ai shkruan se
“mirëpret lajmet inkurajuese nga Shqipëria se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike do të votojnë nesër reformën në drejtësi
”.
Ai shkruan se kjo dakordësi tregon lidership dhe përgjegjësi për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE.
Vendimin e PD e ka përshëndetur edhe grupimi i Partive Popullore Europiane.
Tv Klan