Perspektiva evropiane është rruga e vetme e përparimit të Ballkanit drejt paqes dhe stabilitetit. Me këto fjalë komisioneri evropian për zgjerim, Olli Rehn, ka apeluar për integrimin e rajonit.

Në fjalën e tij para Parlamentit Europian Rehn tha se Brukseli nuk duhet të guxojë të mos marrë në konsideratë zgjerimin e bllokut pavarësisht çështjeve të rëndësishme në agjendën e tij.

Rehn deklaroi se të gjitha vendet e rajonit, që  plotësojnë kushtet mund të kërkojnë anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian, pavarësisht se  ky i fundit është skeptik për zgjerimin për shkak të krizës ekonomike.

Rregullimi institucional i BE-së ka vazhduar Rehn duhet të ecë paralel me zgjerimin sepse sipas tij dhjetë vjet pas ngjarjeve tragjike në Kosovë, Evropa është perspektiva e duhur për Ballkanin.

Për të disatën herë, Rehn  radhitet në mbështetje të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në bllokun 27 anëtarësh. Pak ditë më parë, me hyrjen në fuqi të  Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të BE me Shqipërinë, Rehn foli për fillimin e një epoke të re për Shqipërinë dhe garantoi mbështetjen e Brukselit për reformat e mëtejshme. Përsa i përket progresit të vendeve Ballkanit Rehn garantoi se heqja e vizave  mund të ndodhë brenda 6-mujorit të parë të këtij viti./tvklan.al