Lajme Arkiva 2003

Komisioni hetimor anti-Rama ka arritur në një pikë ku nuk po gjendet rrugëzgjidhja për të vazhduar. Njëra palë kërkon thirrjen e dëshimtarëve pasi ka kaluar afati për të mësuar gjithçka nga ta ndërsa opozita dhe kryetari i komisionit Olldashi mendojnë duhen provat faktike mbi vërtetësinë e pretendimeve që ata kanë ngritur deri më tani.

Sokol Olldashi: Ky proces po pengohet në mënyrë permanente nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste në këtë komision të cilët po kërkojnë që këtë ta zëvendësojnë me një farsë thirrjesh të drejtorëve të bashkisë apo të supervizorëve të punimeve pra njerëzve që janë direkt përgjegjës. Unë nuk kam munduri ti vë emër tjetër kësaj përveç frikës, panikut total që kanë këta njerëz nga provat. Efektet e transparencës së këtij komisioni kanë nisur. Alba Tv ka pushuar së funksionuari dhe pajisjet e saj janë sekuestruar duke vënë në zbatim një vendim gjykate. Zonja Çela të cilën ne e kemi akuzuar për konflikt të tmerrshëm interesi është larguar nga posti i drejtoreshës së Teatrit të Operas dhe Baletit, pas bllofeve që ka pësuar në komision me Hannover 2000 dhe m dosjen e Scorpions ku në mënyrë të paturp erdhën dhe servirën dokumente të falsifikuara ndërkohë që ne nxorëm dosjen origjinale. Socialistët nuk kanë gjetur mënyrë tjetër për t’u përballur me faktet, përveçse të bllokojnë këtë komision.

Olldashi shprehet se ka 3 javë që kërkon marrjen e provave nga specialistët e ligjëruar, ndërsa zoti Xhafanë projektvendimin e paraqitur tha se ka 3 ditë që është përcaktuar lista e dëshmitarëve dhe e akt ekspertimeve, por askush nuk është thirrur në këtë komision.

Po të vazhdohet me logjikën  Olldashi shprehet komisioneri Xhafa ekspertimi dhe provat që edhe ne i kërkojmë duan 10 ditë, ku pas këtij afati nuk u mbetet më kohë dëshmitarëve.

Fatmir Xhafa: Edhe akt ekspertimet edhe dëshmitë janë prova të barazvlefshme dhe nuk janë të kondiconuara nga njëra-tjetra, kështu ndodh në çdo proces normal gjykimi atje ku veprohet si gjykatë, kështu ndodh edhe në një gjykim politik si ky që bëjmë ne. Mënyra se si po e drejtoni komisionin është arbitrare dhe e kundraligjshme.

Ndërsa kryekomisioneri Olldashi mendon se dëshmitë e tyre do të jenë të sajuara pa patur provat konkrete./tvklan.al