Në komisionin e Edukimit dhe Medias u mbajt 1 minutë heshtje për shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë e Bullgarisë.

Deputetja demokrate Ina Zhupa kërkoi të bëhej këtë gjest për të treguar solidaritetin e ligjvënësve shqiptar në ditë kaq të dhimbshme për bashkëkombasit tanë.

“Ngushëllime të sinqerta familjarëve, të afërmve të viktimave. Lutje për shpirtrat e tyre”, thotë në një postim në rrjetet sociale Ina Zhupa.

Gjithashtu duke qenë seancë e miratimit të kalendarit të punës së komisionit Zhupa ka kërkuar, nisur edhe nga ngjarjet e fundit me fëmijët në Shqipëri, të thirret për dëgjesë sa më shpejt në komision ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi./tvklan.al