Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin e koncesioneve. Ndryshimet e propozuara nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës tentojnë të përmirësojnë këtë ligj i hyrë në fuqi 2 vjet më parë.
Sipas ndryshimeve kontratat koncesionare me vlerë më të vogël se 20 milion euro hyjnë në fuqi menjëherë pa pasur nevojë të kalojnë për shqyrtim në këshillin e ministrave.
Alfred Rushaj: “Këshilli i ministrave ka mbajtur deri tashmë këtë lloj kompetence për të miratuar dhe kontratën për faktin që thash është një praktikë e re. Pra dhënia e kontratës me garë me një kontratë tjetër është një praktikë e re. Tashmë janë kthyer në kontrata rutinë, për këtë arsye është thuajse e panevojshme që kontrata të dërgohet për miratim përsëri në këshillin e ministrave kur praktika është.”
Por këto shtesa u miratuan vetëm me vota të opozitës, opozita i kundërshtoi ato si të paqarta.
Andis Hasarani: “Ka një eksperiencë shumë të keqe për koncesionet që merret diçka me koncesion dhe pastaj projekti shtesë të gjithë e dimë që është 3-4 herë më i madh sa projekti origjinal. Të vish këtu dhe me një copë letër, me një paragraf të thuash që ta zhvleftësosh komplet këtë dhe të mos jepen argumente të qarta, të mos jepen parametra të qarta së çdo do të thotë projekt shtesë. Unë mendoj që është diçka të cilën në si komision ekonomie duhet të paktën të kërkojmë përtej ngjyrave politike, duhet të kërkojmë të specifikohet se çfarë do të thotë projekt shtesë.”
Gjatë seancës komisioni i ekonomisë miratoi dhe disa ndryshime në projektligjin për tarifën doganore. Të cilat do të përditësohen më shpejt në bazë të marrëveshjeve që ka vendi ynë me BE./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro