Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Legalizim të shkollave, spitaleve private, si dhe njësive të shërbimit brenda banesës në zonat informale. Ky është kompromisi i kërkuar nga hartuesit e ligjit të legalizimeve.

Artan Lame: “U kalua në ekstremin që asnjë nga këto objekte të mos legalizohet. Ne u munduam të gjejmë një rrugë të mesme që është të paktën kjo kategori të legalizohet, pjesa tjetër mbetet në atë situatë që është edhe në qoftë se nuk është banesë por është arsim, shëndetësi dhe administratë.”

Propozimi është kontestuar nga opozita.

Fatmir Mediu: “Kur njëri është i paligjshëm, natyrisht që do të shikosh se si do ta rregullosh ta përputhësh me ligjin, por jo që ai që e ka të ligjshme t’i ta nxjerrësh komplet jashtë loje, se këtu po diskutokemi për disa probleme sociale apo ku di unë metrash apo gjëra të tjera”.

Komisioni parlamentar i ligjeve ka rënë dakord me komisionin e ekonomisë, për legalizimet pa kufij territorial të ndërtimeve pa leje dhe lënien në dorën e KRRTRSH miratimin e zonave informale./tvklan.al