Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Komisioni parlamentar i ligjeve, ka përgatitur dosjen me vërejtje të partive politike, për projektin e ndarjes së zonave elektorale, duke motivuar kështu shtyrjen e miratimit nga parlamenti. Legalisti Ngjela, ka debatuar me socialistët, për mungesën e regjistrit kombëtar të zgjedhësve, duke këmbëngulur, që të dhënat të merren nga zyrat e gjendjes civile.
Në replikë me Ngjelën, socialistët Islami, Majko e Zela, u shprehën se diferencat në listat e votuesve nuk ndikojnë në rezultate, pasi ligji i zgjedhjeve është proporcional. Pasdite, projekti për zonat elektorale do të shtyhet nga parlamenti, i cili duhet ta miratojë atë më 26 Shkurt./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame