Komisioni i posaçëm parlamentar rrezikon të shpërbëhet, sipas sekretarit të përgjitshëm Gramoz Ruçi.
Gramoz Ruçi: “Në qoftë se njëra palë nuk do të ushtrojë të drejtat ekskluzive që ngarkon vendimi i parlamentit, ky komision do të quhet i dështuar, do të shpërndahet dhe parlamenti do të marrë nisma të tjera gjithmonë kushtetuese dhe ligjore për të ecur puna.”
Gramoz Ruçi deklaroi se në takimin me Presidentin e Republikës u diskutua mbi kodin elektoral, mbi veprimtarinë e parlamentit si dhe funksionimin e institucioneve kryesore në vend, si Kuvendi, Presidenca dhe qeveria.
Gramoz Ruçi: “Nuk është presidenti që garanton KQZ-në apo balancimin e KQZ-së me këto terma. Presidenti ka detyra eksplicite në Kushtetutën e Shqipërisë, ai është garant i kushtetutës.” /tvklan.al