Kryeministri Berisha deklaroi se është i vendosur që të vazhdojë reformat në fushën e sigurisë dhe atë të zgjedhjeve. Në mbledhjen e komisionit ndërministrorë për Integrimin, kreu i qeverisë kërkoi që amendimet e kodit zgjedhor të mos mbeten për muajt e fundit.
Sali Berisha: “Shpresoj të nis puna për kodin zgjedhor sa më shpejt në mënyrë që dhe kodit zgjedhor t’i japim përgjigjen më të shpejt të duhur dhe të mos e lam për muajt e fundit çka do ishte jo e favorshme për vetë reformën politike dhe atyre teknike në fushën e zgjedhjeve”.
Berisha premtoi se shqiptarët do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me karta identitetit e pasaporta të reja biometrike. Kryeministri tha se është punuar shumë për të luftuar korrupsionin në vend si dhe janë reduktuar në maksimum shpenzimet e administratës, të cilat do të pasqyrohen edhe në buxhetin suplementarë që do të miratohet javën e ardhshme në Kuvend./tvklan.al
Gazetari: Edian Gjoni
Operator: Enver Shehu