Komiteti për politikë të jashtme në Parlamentin Europian shqyrtoi raportin e përpiluar nga ai i tregtisë ndërkombëtare dhe propozoi që rezoluta të përfshijë përshpejtimin e procesit liberalizues të vizave, pasi është pengesë për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.
Raportuesi i komitetit Kristian Vigenin nuk për përmend raste konkrete, duke argumentuar se ka probleme përsa kohë që ekziston një regjim i tillë vizash. Këtë e vërtetojnë raporte të herë pas hershme. Sipas tij ka probleme për gjithë qytetarët në përgjithësi, por sidomos për biznesmenët që janë në vëmendjen e raportit për marrëdhëniet ekonomike tregtare.
Dhe i pyetur se çfarë pret parlamenti nga KE për këtë çështje, Vigenin tregon se komiteti i jashtëm do të shpresonte që marrëveshja e lehtësimit të vizave të zbatojë me përpikmëri dhe të niste shpejt procesi i liberalizimit të plotë. Dhe gjatë kësaj periudhe të binin dakord sipas tij për disa marrëveshje të ndërmjetme që bëjnë të mundur më shumë lehtësime për vizat ndaj studentëve, mësuesve apo tregtarëve, për t’u lejuar atyre më tepër akses në tregun e përbashkët europian.
Arta Tozaj: “Investimet e huaja janë në tjetër çështje problematike në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me BE-së dhe rajonit. Komiteti i jashtëm në Parlamentin Europian bën thirrje për më shumë transparencë në këtë çështje si dhe u kërkon qeverive të firmave investuese, që të mos bëjnë presion ndaj vendeve të rajonit.”
Ka informacioni sipas eurodeputetit Vigenin, se në rastet e investimeve të mëdha të huaja, pra kur flasim për privatizime nuk ka transparencë të plotë ndaj publikut për marrëveshjen e arritur përfundimtare, çfarë mund të ketë pasoja për ekonominë e vendit në periudha afatgjate, apo në disa raste ka edhe presion nga qeveritë e investitorëve evropian, por sërish Vigenin nuk tregon se për kë bëhet fjalë.
27 vendeve anëtare të BE-së u sugjerohet të japin asistencë specifike për vendet e rajonit në kuadër të programit të ashtuquajtur “Qeveri ndaj qeverisë”, në ato çështje që qeveritë e rajonit shfaqin vështirësi.
Ndërsa KE i bëhet thirrje e veçantë për t’i dorëzuar në kohën e duhur parlamentit në propozim të ri që synon asistencë buxhetore të posaçme për vendet e Ballkanit, duke theksuar se çdo financim i ri në rajon dhe sidomos në Kosovë duhet të jetë i kushtëzuar dhe me plan konkret të zhvillimit ekonomik afatgjatë./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj