Komiteti i Rregullores se Këshillit te Evropës bën te vlefshme kredencialet e Shqipërisë ne asamblenë parlamentare te këtij organizmi.
Lajmi u konfirmua nga burimet zyrtare të KE-së dhe korrespondentja jonë Erisa Zykaj.
Ndërkohë Lajla Përnaska, deputete e Partisë Demokratike, njëherazi dhe anëtare e delegacionit shqiptar ne parlamentin evropian e kontaktuar nga Televizioni Klan sqaron se mbështetja e kredencialeve për Shqipërinë u be ne unanimitet te plote, madje dhe nga vete kreu i grupit socialist ne këtë asamble Andreas Gross, i cili një dite me pare ngriti shqetësimin mbi përbërjen e delegacionit shqiptar.
Lajla Përnaska: “Në mbledhjen part-time në mëngjesin e ditës së sotme komiteti për procedurat rregullore dhe çështjet institucionale në të cilin unë jam gjithashtu anëtare e këtij komisioni morën në shqyrtim ditën e parë çështjen për Shqipërinë meqë kishte pasur kontestimin në ditën e djeshme për të verifikuar procedurat dhe rregulloret në raport me delegacionin shqiptar dhe në unanimitet të plotë që nuk ndodh disa herë u votua dhe u arrit konkluzioni që kredencialet e Shqipërisë miratohen sepse nuk ka absolutisht asnjë lloj shkelje në të gjithë procedurat institucionale si brenda parlamentit shqiptar, ashtu dhe në raport me marrëdhënien tonë në Këshillin e Evropës.”
Për anëtaren tjetër te delegacionit shqiptar ne parlamentin evropian, Mesila Doda përpjekja e opozitës dhe lidershipit te saj Rama për te nxjerre jashtë institucioneve ndërkombëtare Shqipërinë rezultoi një nismë e dështuar.
Mesila Doda: “Ka dështuar e vërteta e turpshme e Partisë Socialiste për bllokimin e kredencialeve për delegacionin parlamentar të Shqipërisë në Strasburg. Dhe vetë zoti Gross pohoi se shqetësimi kishte ardhur nga ana e kryetarit të Partisë Socialiste, i cili kish deklaruar se zoti Islami nuk ish pjesë e delegacionit pasi nuk është në përputhje me linjën e Partisë Socialiste. Përpjekja e Partisë Socialiste në këtë rast dhe kryetari i PS ishte që të nxirrte dhe Shqipërinë jashtë sistemit institucional, ashtu siç ka bërë edhe me Partinë Socialiste. Sot në të vërtet ka rënë çdo gënjeshtër e servirur pranë institucioneve ndërkombëtare dhe para shqiptarëve dhe flet vetëm për një mënyrë të shëmtuar dhe false të të bëri politikë.”
Votimi ne unanimitet i anëtareve te komitetit te rregullores te këshillit te Evropës erdhi pas njoftimit për ngrirjen e kredencialeve te delegacionit shqiptar me argumentin se përfaqësimi i tij nuk përputhej me vlerat evropiane.
Por duket se dy dite përpara publikimit te raportit te këtij institucioni për vendin tone, këshilli i Evropës ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit te lartpërmendur duke i njohur delegacionit shqiptar serish te drejtën e votës./tvklan.al