Sali Berisha: “Për të shqyrtuar, diskutuar miratimin e projekteve për financim në kuadrin e programit IPA 2009. Në asistencën e programit IPA 2009 Shqipëria do të financohet me rreth 81.2 milion euro nga këto 70.9 milion euro janë për komponentin e parë të asistencës së tranzicionit dhe forcimit të institucioneve, 10.3 milion euro janë për komponentin e dytë apo për bashkëpunimin ndërkufitar.
82 milion euro të parashikuara për vitin 2008 në masën 40-45% të tyre apo 28 deri në 35 milion do të përdoren për projekte të cilat afrojnë Shqipërinë me standardet e Bashkimit Evropian në shkolla, në rrugë, ujësjellës, infrastrukturë. Kjo qeveri në këtë mandat, por dhe mandatin tjetër në rast se qytetarë shqiptar e votojnë do të jetë e detyruar të ketë përqendrimin maksimal në infrastrukturën e vendit. Ka një risi të re në përdorimin e fondeve, bashkëfinancimi nuk është më 10%, por kërkohet të jetë 15-25%. Duhet të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme në mënyrë që t’i përgjigjemi me bashkëfinancim këtyre projekteve.”/tvklan.al