Siç kishte paralajmëruar Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës ka dorëzuar të enjten pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për mbajtjen e referendumit popullor kundër ndryshimeve kushtetuese.

Artur Zheji: “Pikërisht për të tërhequr formularët dhe për të filluar prapë procedurën e mbledhjes së firmave për referendumin, që besoj e dini të gjithë, i cili ka si objekt shfuqizimin e amendimeve të cilat kanë denatyruar dhe masakruar Kushtetutën Shqiptare.”

Dokumenti i cili u bë publik vetëm një ditë më parë është firmosur krahas emrave të tjerë edhe nga 2 ish kryetarët e shtetit Moisiu dhe Mejdani, si dhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli. Nga ana tjetër Komisioni Qendror të Zgjedhjeve njofton se kërkesa do të shqyrtohet ditën e enjte të javës që vjen në orën 10. Referenca për vlefshmërinë e saj do të jetë tek kushtetuta dhe kodi zgjedhor./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi