Kompania CEZ zyrtarizoj mbylljen e transaksionit të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe fillimin e punës së OSSH-së nën administrimin e saj.
Kjo faze e fundit u përmbyll pas një takimi të mbajtur nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes Genc Ruli, me një delegacion të kompanisë CEZ, që kryesohej nga drejtori i përgjithshëm dhe njëkohësisht anëtar i bordit, Martin Roman.
Të dy palët gjatë bashkëbisedimit shprehen kënaqësinë për partneritetin e krijuar nga ky privatizim dhe besimin se sektori i shpërndarjes së energjisë elektrike do të shohë përmirësime të mëtejshme.
Privatizimi i OSSH-së, si më kompleksi dhe më i rëndësishmi në sektorin energjetik në vend u bë brenda një periudhe 2-vjeçare, pas blerjes së sistemit të shpërndarjes nga kompania CEZ, një ndër investitorët më të mëdhenj në Europe.
Për Ministrinë e Energjetikes, çmimi i shitjes së OSSH-së është konsideruar si më i mire krahasuar me ato të vendeve të rajonit. Në kontratën e shitjes është parashikuar detyrimi i kompanisë CEZ për të pakësuar me 17% humbjet brenda një periudhe 5-vjeçare, si dhe për të rritur minimalisht arkëtimet 1% për çdo vit.
Por shitja e OSSH-së nuk është shoqëruar për vitin 2009 me rritje të çmimit të energjisë elektrike. Vitet në vijim balancimi do të mundësohet nëpërmjet energjisë mjaft të lirë që vjen nga HEC-et që vazhdojnë ende të jenë pronë publike, reduktimi i humbjeve, si dhe rritjeve të arkëtimeve që vetë kompania do të mundësojë./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro