Ulja e tarifave telefonike nga ana e kompanive celulare po vijohet edhe nga operatorët e telefonisë fikse.
Albtelekom, kompania më e madhe e telefonisë fikse, pjesë e grupit turk Çalik ka ulur tarifat për një sërë shërbimesh.
Gjatë një komunikimi për mediat drejtori i përgjithshëm i Albtelekomit, Mustafa Reshit Akdogan, njoftoi se prej 15 Shtatorit abonentët e Albtelekomit do të paguhen deri 57% më pak për thirrjet telefonike.
Mustafa Resit Akdogan: “Pas privatizimit Albtelekom është përfshirë në një proces intensiv investimesh për të ofruar shërbim sa më cilësor dhe çmime të arsyeshme për konsumatorin shqiptar. Filozofia jonë e menaxhimit ka si prioritet kënaqësinë e klientëve dhe plotësimin e kërkesave të tyre. Tarifat e reja u mundësojnë familjeve shqiptare çmime shumë herë më të ulëta për thirrjet brenda rajonit dhe më gjerë. Për të gjitha kategoritë e thirrjeve kompania ka planifikuar tarifa më të ulëta sesa pajtimtarët e tjerë”.
Albtelekomi ul me 30% tarifat edhe për thirrjet ndaj operatorëve celularë vendas, gjithashtu ulja do të aplikohet edhe për instalimet telefonike si dhe shërbimin e internetit, kjo e fundit në masën 52 deri 80% e krahasuar me periudhën para privatizimit./tvklan.al