Lajme Arkiva 2003
Kompania angleze e energjisë EFT duket se i është përgjigjur e përputhur kërkesës së vënë nga korporata elektroenergjetike për blerjen e energjisë për periudhën nga tetori i vitit 2003 deri në 31 Dhjetor 2004. Për herë të dytë korporata elektroenergjetike organizon tenderin e hapur ndërkombëtar për blerjen e energjisë.
Për të shmangur kritikat në lidhjet me abuzimet nga një mungesë transparence, kjo kompani fton mediat të monitorojnë ofertat e dhëna për 15 muajt e ardhshëm. Nga 5 kompanitë që kanë tërhequr këtë ofertë, 4 janë paraqitur me zarfa ofertues. Dy kompani angleze dhe një kroate pasi kompania gjermane ON konfirmoi mospjesëmarrjen duke mos qenë e gatshme për këtë tender.
Me fondet e saj dhe subvencionin nga shteti korporata elektroenergjetike kërkon të blejë në 15 muajt e ardhshëm me 99 milionë e 44 mijë euro sasinë e energjisë prej 3.092 gigavatësh. Tre kompani kanë paraqitur ofertat e ekonomike dhe ligjore. Kompania kroate Mont Montaza ofron çmimin për njësi në Euro 37.57 me një vlerë totale pre 38 milionë e 53 mijë dhe 104 Euro.
Kompania angleze Sempra Energi ofron 35.5 Euro për njësi me një vlerë totale 7.697.633 Euro. Ndërsa kompania EFT i përngjitet kërkesës së vendosur nga korporata e cila ofron 392 gigavat orë me një çmim total prej 106.736.500 Euro.
Brenda javës nga komisioni do të behët vlerësimi i ofertave dhe më pas do të merret konfirmim nga agjencia kombëtare e privatizimit për të arritur në shpalljen e fituesve brenda 5 javësh./tvklan.al