Me një eksperience 10-vjeçare në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje kompania Univers Reklama prezantoi investimin e saj më të ri tek mbikalimi i Rinasit.

Një godine trekatëshe me një sipërfaqe prej 5 mijë metrash katrore Univers Reklama sot përbën strukturën Univers Grup, e cila sipërmerr dhe garanton imazhin e biznesit të rreth 1500 klientëve.

Mirel Salija: “Univers Reklama, gjeografikisht ka përshkruar rrugën e zhvillimit të vetë Tiranës e nisur ashtu me qira në një ambient fare modest buzë Lanës, duke trazituar në Unazën e Re të Tiranës, është tashmë pjesë e autostradës të zhvillimit të Shqipërisë”.

Gjatë mbrëmjes së kushtuar për 10 vjetorin e kompanisë të pranishëm ishin dhe personalitete të kulturës, medias dhe politikës, të cilët vizituan zërin e fundit të teknologjisë së reklamës.

Besnik Fuçia: “Ambicia e kësaj kompanie për të ecur përpara, duhet të jetë shembull frymëzimi edhe për bizneset e tjera që operojnë në këtë zonë, për të arritur ashtu dhe si sektorët e tjerë sa më parë rrugën në të cilën kemi aspiruar ndër vite”.

E konceptuar si një lider në tregun teknologjik Univers Reklama ka një pozicion të rëndësishëm në treg e cila vazhdon të ofrojë një super teknologji, art dhe perfeksion./tvklan.al

Gazetari: Julian Kasapi