Me një eksperience 10-vjeçarenë Shqipëri por edhe në vendet fqinje Kompania Univers Reklama prezantoi investimin e saj më të ri tek mbikalimi i Rinasit.

Një godine 3 katëshe me një sipërfaqe prej 5 mijë metrash katrore Univers Reklama sot përbën strukturën Univers Grup e cila sipërmerr dhe garanton imazhin e biznesit të rreth 1500 klientëve.

Mirel Salija: “Univers Reklama, gjeografikisht ka përshkruar rrugën e zhvillimit të vetë Tiranës e nisur ashtu me qera në një ambient fare modest buzë Lanës, duke trazituar në unazën e re të Tiranës, është tashmë pjesë e autostradës të zhvillimit të Shqipërisë”.

Gjatë mbrëmjes së kushtuar për 10 vjetorin e Kompanisë të pranishëm ishin dhe personalitete të Kulturës, Medias dhe Politikës të cilët vizituan zërin e fundit të Teknologjisë së Reklamës.

Besnik Fuçia: “Ambicia e kësaj kompanie për të ecur përpara, duhet të jetë shembull frymëzimi edhe për bizneset e tjera që operojnë në këtë zonë, për të arritur ashtu dhe si sektorët e tjerë sa më parë rrugën në të cilën kemi aspiruar ndër vite”.

E konceptuar si një lider në tregun teknologjik Univers Reklama ka një pozicion të rëndësishëm në treg e cila vazhdon të ofrojë një Super Teknologji, Art dhe Perfeksion./tvklan.al

Gazetari: Julian Kasapi