Kompania celulare, Vodafone Albania, ka prezantuar shërbimin me te ri për tregun vendas, i cili do te mundësoje thirrje telefonike nga shtëpia me tarifa te ulëta, sikur te kishim te bënim me një rrjet telefoni fiks.
Vodafone Home quhet risia e komunikimit ne shtëpi, qe eliminon kostot e instalimit duke ofruar thirrje telefonike me kosto te ulëta drejt numrave fiks.
Haris Broumidis: “Përmes Vodafone Home kudo që ju mund të banoni në zona urbane ose rurale ne do ju ofrojmë të gjitha këto shërbime. Kjo është një zgjidhje e mire, e cila shkurton kohën e pritjes për të siguruar një numër pa tarifë instalimi.”
Për te pasur një Vodafone Home nevojitet një aparat i veçantë telefonik, i cili kombinon kapacitetet e aparateve celulare dhe te telefonave fiks tradicionale.
Pasi i vendoset karta Sim e Vodafonit, ky aparat mundëson jo vetëm komunikimin zanor, por edhe atë me SMS, sekretari telefonike madje edhe aksesin ne internet./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro