Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kompania Vodafone, ka hedhur shortin e shpallur fituesit e një udhëtimi turistik çift në Romë për katër ditë, si dhe të një makine Mitsubishi, prodhim i vitit 2002. Agim Qose nga Sukthi i Durrësit, ka përfituar pas shorteut udhëtimin 4 ditor në Romë, ndërsa Edi Nako nga Fieri është bërë pronar i makinës Mitsubishi.

E çuditshme ishte se të dy personat nuk ishin të pranishëm në këtë ceremoni, ku mbi 18 mijë abonentë të telefonisë celulare Vodafone, kanë pretenduar të fitojnë dhuratat që kjo kompani vuri në dispozicion për ta gjatë fundit të viti. Nga gërvishtja e kartës rimbushëse një mijë lekëshe futeshe në këtë garë dhe fitoje dhurata.

Sipas drejtorisë në departamentin tregtar të kompanisë Vodafone, numri i madh i pjesëmarrësve ka treguar se klientët janë të ndjeshëm ndaj promocioneve të tilla, ndaj ata kanë premtuar të organizojnë më tepër të tilla e me mjaft oferta./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti