Lajme Arkiva 2003
Komunistët e vërtet nuk njihen janë ata të djeshmit në Opera apo këta të sotmit në Pallatin e Kongreseve që festojnë të njëjtën gjë, ‘95 vjetorin e diktatorit Hoxha komunistët e Milloshit e festojnë sot, Partia e Punës një ditë më parë.
Këta janë modernët, e kanë kuptuar që ai ka vdekur por duan të vazhdojnë vijën e tij. Pjesa tjetër që kishte mbështetjen e partizanes njëkohësisht edhe bashkëshortes së Enverit Nexhmije Hoxhës, sipas Hysniut janë tradhtar.
Hysni Milloshi: Në krye të Partisë së Punës janë Muho Asllani, Rita Marku anëtarë të byrosë politike .
Gazetarja: Por këta kanë edhe mbështetjen e zonjës Hoxha të paktën dje ajo ka qenë në krah të tyre.
Hysni Milloshi: Po mirë, shumë mirë që zonja Hoxha i mbështet këta pleq. I ka shokët e saj të punës, të luftës edhe të tradhtisë ndaj socializmit edhe të tradhtisë ndaj socializmit dhe ndaj idealeve të Enver Hoxhës.
Gazetarja: Kjo nuk do të thotë që e doni ju më shumë vijën e partisë se sa zonja Hoxha që ka jetuar falë asaj vije.
Hysni Milloshi: Puna është të vdesësh komunist nuk është të kesh të shkruar në biografi që dikur ke qenë komunist.
Ditëlindja ka magjepsur edhe sanitaren e pallatit të kongreseve. Mbase asnjëra nuk është anëtare në këtë parti, por fjalimi i tërheq më shumë. Mbase edhe paraqitja e kryetarit veshjes së të cilit i mungojnë vetëm paletat, ngjyra është ushtarake ndërsa fotoja luftarake.
Hysni Milloshi: Është figura e Che Guevarës të cilin unë e admiroj shumë./tvklan.al