Mijëra shqiptarë nga Maqedonia kanë ndarë gëzimin me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO duke marrë pjesë në koncertin organizuar nga lëvizja qytetare .. në sheshin “Skëndërbeu” në Shkup. Duke vlerësuar si ditën më të madhe në historinë e shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë shpresojnë se pas kësaj date do të rritet edhe më tepër mbështetja e shtetit tanë për ta.

“Sot është një ditë historike për kombin shqiptarë. Sot kur presidenti amerikan Barack Obama, ja dha presidentit shqiptarë Bamir Topi, kartën e atlantikut dhe me këtë e zyrtarizoj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, udhëkryqi shqiptarëve u zhduk”.

I emocionuar nga kjo manifestim është shprehur edhe ambasadori i republikës së Shqipërisë në Maqedoni zoti Agim Çeku.

Agim Çeku: “Sot pas sa shekujsh, ne jemi bashkë në Evropë më të sigurt se kurrë, më demokratik se kurrë. Gjithashtu përfitoj nga rasti që në këtë ditë gëzimi dhe festimi ju garantoj se Shqipëria do të jetë një avokat më tepër për anëtarësimin e Maqedonisë”.

Mirë po Shkupi gjatë ditës së sotme ka qenë qyteti i kontrasteve. Përderisa shqiptarët janë përgatitur për të festuar pro NATO-s, dhjetëra maqedonas kanë zhvilluar protesta anti-NATO në sheshin kryesor të qytetit. Në protesta janë vërejtur shumë parulla anti-NATO, mirëpo ato kanë kaluar pa ndonjë incident serioz.

Nga Shkupi për TV Klan, Isen Saliu