Kompania duhet të paguajë 700 mijë Dollarë
Bashkia e Vlorës fiton gjyqin në arbitrazh në Paris, kundrejt kompanisë së parkimeve “Tis Park”.
Kryebashkiaku Leli ka njoftuar përfundimin e çështjes gjyqësore me këtë firmë, e cila do të duhet t’i paguajë bashkisë rreth 700 mijë Dollarë.
Bashkia e Vlorës e nisi kontratën me kompanisë “Tis Park” në Shkurt të 2015-ës për dhënien me koncesion të parkimeve të Vlorës, me një afat 15-vjeçar.
Por reagimet dhe protestat e qytetarëve, e çuan bashkinë në prishjen e kontratës me kompaninë koncesionare, e cila më pas bëri padi për prishje të njëashme të kontratës, duke kërkuar një dëmshpërblim nga 23 deri në 50 milionë Euro.
Tv Klan