Trajneri i Kombëtares, Josip Kuze, në daljen e fundit para gazetarëve në prag të ndeshjes kualifikuese të Kupës të Botës me Danimarkën ka premtuar një Shqipëri sulmuese përgjithmonë. Kroati i stolit Kuqezi është shfaqur i bindur duke premtuar një skuadër ndryshe për të cilën që nga miqësorja me Qipron është futur në projektin e tij 1-vjeçar.

Josip Kuze: “Ne kemi bindjen që do të arrijmë një rezultat pozitiv dhe për këtë takim dhe këtë jam munduar t’ia ngulis edhe futbollistëve. Kërkesa ime gjithnjë është që të luajmë futboll dhe jo vetëm të mbyllemi në portën tonë, këtu nuk e kam fjalën që mos të kemi një mbrojtje të organizuar por duhet të luajmë dhe në sulm për të shënuar gol, se vetëm duke shënuar mund të arrijmë rezultate pozitive. Një ekip sulmues është një pikat e projektit tim edhe për të ardhmen”.

Punën e trajnerit Kuze e ka vlerësuar edhe Ervin Skela që pranoi se ekipi ka ndryshuar në lojën taktike por prej ardhjes së tij janë afruar dhe shumë lojtarë të rinj.

Ervin Skela: “Dhe ne duam që e nesër të luajmë një ndeshje të bukur dhe të arrijmë një rezultat pozitiv sepse është shumë e rëndësishme që të marrim pikë dhe të mbetemi aty ku jemi në vazon e katërt”.

Dhe 11 i fillimit është…

Josip Kuze: “Ujkani, Beqiri, Dallku, Cana, Curri, Duro, Bulku, Agolli, Salihi, Skela dhe Bogdani”.

Ndeshja Shqipëri-Danimarkë do të luhet të mërkurën në stadiumin “Qemal Stafa” në ora 20:30 dhe do të transmetohet në Supersport./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku