Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Socialdemokratët janë treguar të gatshëm të marrin pjesë në një qeveri me socialistët nëse të majtët fitojnë zgjedhjet parlamentare të 24 Qershorit. Në konferencën kombëtare elektorale kryetari Gjinushi tha se është në plan të parë krijimi i së majtës së bashkuar. Sipas tij, PSD do të fitojë më 24 Qershor, mbi 15 deputetë.
Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- “Partia Social Demokrate paraqitet në këto zgjedhje me një përvojë dhjetë vjeçare. Me një fizionomi dhe individualitet të qartë, si parti e së majtës, si anëtare e Internacionales Socialiste, qysh prej vitit 1992. Ne paraqitemi në këto zgjedhje me një elektorat në rritje”.
Në listën e kandidatëve socialdemokartë për deputetë, bien në sy zonat 13 në Lezhë, ku socialistët i kanë lënë zonë të lirë botuesit Nikoll Lesi, ndërsa Gjinushi ka vendosur sot ekonomistin Ndue Simoni. Krerët socialdemokratë kanë evituar përplasjet me drejtuesit më të lartë socialistë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame