Shqipëria është në rrugën e duhur drejt prosperitetit ekonomik. Barry Asmus dhe Ëayne Grundem, dy ekspert të njohur amerikan në çështjet ekonomike e ndajnë këtë qëndrim të shprehur dhe në konferencën për prosperitet ekonomik që u zhvillua këtë javë në Tiranë.

Barry Asmus: “Shekujt e XlX dhe XX kanë qenë ato të rritjes së Amerikës dhe Perëndimit, ndërsa shekulli XXl do të jetë ai i Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës. Mendoj se Shqipëria është në rrugën e duhur, në grupin tonë të politikave kombëtare kemi studiuar vende të ndryshme në 15 ditët e fundit dhe Shqipëria veçanërisht në 2 vitet e fundit është duke ecur në rrugën e mbarë. Disa nga reformat janë shumë të mira, sa herë që një vend ul taksat taksën e sheshtë kjo gjë krijon lehtësi për biznesin. Një gjë që duhet rregulluar është drejtësia dhe mbrojtja e të drejtës së pronës gjë që është thelbësore në funksionimin e mirë të ekonomisë. Rritja ekonomike kërkon kohë dhe ashtu si me Sllovakinë dhe Rumaninë, nëse Shqipëria do të vazhdojë në këtë rrugë, ndoshta në 5 deri në 10 vjet do të shohim se përmirësimet që do të bëhen do të sjellin dhe rezultate të dukshme”.

Wayne Grundem: “Drejtuesit e një vendi duhet të jenë shërbëtor të popullit dhe kur një qeveri e tillë ndjek këtë shembull, prosperiteti do vijë patjetër. Ende nuk e di nëse kjo po ndodh në Shqipëri, kam vetëm 3 ditë që jam këtu, por mund të them që patëm një bisedim shumë të mirë me kryeministrin dhe mendoj se ai sinqerisht ka në zemrën e tij interesat e kombit dhe ai ishte shumë inteligjent”.

Reformat ekonomike në Shqipëri marrin edhe vlerësimin e … Drejtori Administrativ i Market Placian Uon, i cili kryesoj grupin e biznesmenëve të ardhur në Shqipëri me rastin e kësaj konference ku u diskutua mbi 15 faktorët që ndikojnë në zhvillimin e ekonomik të një vendi. Ekonomist dhe biznesmen pjesëmarrës analizuan gjithashtu situatën ekonomike botërore në këtë periudhë të krizës financiare me rrënjë në SHBA, por që ka prekur mbarë globin./tvklan.al

Gazetare: Xhumelina Dervishi

Montazh: Vilma Halilaj