Ulja e pragut te tatimit te vlerës se shtuar nga 8 ne 5 milionë leke xhiro vjetore po shoqërohet me fenomenin e vetëmbylljes së aktivitetit nga ana e bizneseve për t’iu shmangur këtij tatimi.
Sipas Konfindustrisë me qindra biznese te vogla po përpiqen te fshehin xhiron e tyre për te mbetur jashtë skemës se TVSH, duke u mbyllur dhe rihapur serish me emër te ri.
Gjergj Buxhuku: “Një numër i konsiderueshëm biznesesh kanë filluar të kryejnë falimentim të sforcuar, pra të dorëzojnë licencat dhe t’i rihapin ato në një NIPT dhe një emër të ri. Në qoftë se deri dje lëshoheshin fatura për industritë dhe për bizneset në përgjithësi të mëdha. Nga bizneset e vogla deri në 8 milion tani rrezikohet të krijohet një fasho e zbuluar që kalon drejtpërdrejt në evazion fiskal prej 3 milion lekësh për biznes. Goditet buxheti i shtetit dhe goditen gjithashtu ndjeshëm edhe të ardhurat e buxheteve të pushtetit vendor”.
Ne fuqi prej Janarit te këtij viti, ndryshimi i pragut te TVSH është parashikuar te preke rreth 13 mijë biznese të vogla, me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë ne te gjithë vendin.
Tatimoret mendojnë se nëpërmjet nxitjes se përdorimit te faturave tatimore ne çdo transaksion do te ulet ndjeshëm shkalla e informalitetit ne ekonomi./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro