Gjykata pranoi kërkesën e SPAK: Nuk justifikohen

Gjykata e Posaçme konfiskoi 3.4 milionë Eurot e sekuestruara në Qershor 2018 në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit duke ia kaluar shtetit në përdorim

Vlerat monetare u futën ilegalisht dhe dyshohen nga SPAK, se janë para të ardhura nga aktivitet i paligjshëm. Ky argument u pranua edhe nga Gjykata që vlerësoi se shuma e eurove nuk justifikohen.

Më herët Gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto vlera monetare në Shqipëri, për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

4 persona u arrestuan në vitin 2018 të akuzuar për “Grup kriminal” dhe “Pastrim parash”, akuza të rrëzuara nga ish Prokuroria për Krime të Rënda pas dëshmisë së një shtetasi gjerman se shuma monetare ishte e tija.

Tv Klan