Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Ministrin Taulant Balla si mbrojtësi dhe përfituesi kryesor i narko-eurove të klanit “Toyota Yaris”.
Berisha shigjetoi edhe kreun e SPAK-ut Altin Dumani dhe gjyqtaren Irena Gjoka si mercenarë që përgjysmuan dosjen e “Toyota Yaris”.
“Taulant Balla është mburoja politike dhe përfituesi kryesor politik i trafikut të narko-eurove dhe drogës nga klani Toyota Yaris. Të dhënat për Taulant Ballën me bekimin e mercenarit Dumani i kanë përgjysmuar në dosje gjykatësja kriminele me katër mbiemra, Irena Gjoka, etj. Dhe aty dalin, jo vetëm Zarka, por edhe 4 prokurorë të tjerë dhe gjykatës të implikuar njëlloj, Aty del Taulant Balla njeri kryesor në këtë trafik”, tha Berisha.
Tv Klan