Në gjykim vetëm dy të dyshuar të tjerë
Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet për 4 nga 6 personat e akuzuar në lidhje me trafikimin e 3.4 milionë eurove që u gjetën në një makinë “Toyta Yaris” në Qershor të 2018-s. Sipas vendimit të gjykatës, prokuroria nuk ka siguruar prova të mjaftueshme për vërtetimin e akuzave ndaj të pandehurve, ndaj vendosi të mbyllë hetimet për Alfred Vladin, Klevi Canin, Alban Mollaymerin dhe Edi Likën. Për këta persona prokuroria ngriti akuzën e mosdeklarimit të të hollave në kufi, por që u rrëzua nga gjykata.
I vetmi që do të përballet me këtë akuzë është pronari i kompanisë që transportonte automjete, Elvis Vladi. Ndërsa shoferi i njërit prej kamionëve ku ishte ngarkuar Toyota, ku u gjet e fshehur shumë prej 3.4 milionë euro do të përballet në gjykatë me akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Hetimet fillimisht u zhvilluan në prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferuan në atë të Krimeve të Rënda, pasi ndaj personave të dyshuar rëndonte akuza e pastrimit të parave dhe ajo e grupit të strukturuar kriminal. Por në Janar të këtij viti dosja u transferua në Gjykatën e Tiranës, pasi nuk u provuan këto akuza, duke sjellë edhe lirimin e të arrestuarve.
Tv Klan